Aktualitet

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali/ Algjeriani e qëlloi me pushkë peshkimi nga distanca, shkak një grusht

Nga hetimet ka rezultuar, se algjeriani goditi me pushkë peshkimi Bitrin, si shenjë hakmarrje për grushtin që ai i dha gjatë konfliktit.

28 Prill 2025, 10:44 Nga N.F
Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali/ Algjeriani e qëlloi me pushkë
Foto

ITALI- Për pak muaj mbushen 2 vite nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri ndërsa autoritetet italiane kanë zbuluar motivet që çuan 28-vjeçarin algjerian, Fatah Melloul për të vrarë të riun më 27 gusht 2023. Mësohet se vrasja ndodhi pas një sherri mes autorit, viktimës, vëllait dhe kushëririt të shqiptarit në një rrugë në zonën e Ankonës. Nga hetimet ka rezultuar, se algjeriani goditi me pushkë peshkimi Bitrin, si shenjë hakmarrje për grushtin që ai i dha gjatë konfliktit.

“Melloul qëlloi për të vrarë, duke çuar në përfundim një plan kriminal që e kishte formuluar në një moment qetësie pas goditjes me grusht nga viktima”, thotë avokati në arsyetimin e vendimit.

Algjeriani është dënuar me 18 vjet burg për vrasje me dashje. Sipas gjyqtarit autori ka lënë të kuptohet sikur po largohej nga sherri duke ikur drejt makinës së tij, por e gjitha kjo ka qenë shtirje nga ana e tij. Pasi shkoi në makinën e tij, Melloul nxorri pushkën e peshkimit dhe qëlloi Klajdi Bitrin nga një distancë rreth 2.5 metrash, duke e goditur në gjoks dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Gjykata ka theksuar ajo që e shtyu 28-vjeçarin të vepronte ishte ndërhyrja e vëllezërve shqiptarë, dhe konkretisht, vëllai më i madh i Klajdit, i cili e goditi me grusht. Pikërisht për atë grusht, sipas gjyqtarëve, Melloul ka dashur të hakmerrej.

“I pandehuri, duke kuptuar se nuk mund të dominonte situatën për shkak se ata ishin më shumë, nuk reagoi dhe u drejtua drejt makinës së tij duke dhënë përshtypjen se po largohej. Por kjo ishte vetëm një fasadë, sepse qëllimi i tij ishte krejt i kundërt”, thotë gjykatësi.

Ata argumentojnë se algjeriani mund të ishte larguar, pasi sherri kishte përfunduar, por ai zgjodhi të vriste të riun. Nuk kishte asnjë situatë rreziku që të justifikonte përdorimin e armës që Melloul kishte në makinë. Edhe e dashura e tij nuk tregoi aspak shenja paniku pasi ai kreu vrasjen, madje u përkul të merrte syzet që i kishin rënë partnerit gjatë përplasjes me viktimën dhe shokët e tij. Gjykata përjashtoi mundësinë që arma e krimit të ishte përdorur manualisht, sepse nuk do të kishte qenë e lehtë të goditej pa qenë e lidhur me pushkën.

vrasja e klajdi bitrit në itali

Sondazh

Poll