28 Prill 2025, 09:39
Nga N.F
Viktima
VLORË- Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dhe policia e Vlorës ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me autorin ose autorët ose shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje rreth 10 persona. Ata kanë qenë kryesisht familjarë, të afërm të tij, komshinj dhe kolegë. Por dëshmitë e tyre në komisariatin e Vlorës nuk kanë dhënë ndonjë detaj të rëndësishëm. Ata thjesht kanë pohuar se viktima ishte një njeri pa probleme dhe nuk kishte pasur konflikte me askënd. Edhe nga banorët e zonës njihej si njeri pa probleme.
Ndërsa në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.
Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.
vrasja e renato hoxhajt
Aktualitet
28 Prill 2025, 08:29
M.B
I dyshuari
TIRANA- 23-vjeçari francez Adem Said, është arrestuar pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në Shqipëri duk...
Aktualitet
28 Prill 2025, 08:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të...
Aktualitet
28 Prill 2025, 07:28
M.B
Tirana
TIRANA- Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja &eu...
Aktualitet
28 Prill 2025, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej ng...
Aktualitet
28 Prill 2025, 07:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave t&...
Aktualitet
27 Prill 2025, 22:57
N.F
Ilaria Sula dhe Mark Samson
ITALI- Vrasja e Ilaria Sulës është një nga vrasjet që ka tronditur së fundmi Italinë por edh...
Aktualitet
27 Prill 2025, 22:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt të regjist...
Aktualitet
27 Prill 2025, 22:11
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Autoritetet franceze kanë vënë në pranga një shqiptare. E arrestuar mësohet që jeton n...
Aktualitet
27 Prill 2025, 20:54
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para...
Aktualitet
27 Prill 2025, 19:58
N.F
Ilaria Sula dhe Mark Samson
ITALI- Detaje të tjera janë zhardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula. Autori Mar...