Aktualitet

DETAJE/ "E vranë mo, e vranë", bashkëjetuesja e tij dëgjoi të shtënat, 58-vjeçari në Vlorë u ndoq nga autorët dhe u qëllua për vdekje pak larg banesës

Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri, dy herë në kokë dhe një në gjoks.

27 Prill 2025, 09:19 Nga r.ll
DETAJE/ "E vranë mo, e vranë", bashkëjetuesja e tij
vendngjarja

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit mëngjesin e sotëm në Vlorë. Renato Hoxhaj është ndjekur nga autorët dhe është qëlluar me armë zjarri tek shkallët e banesës së tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri, dy herë në kokë dhe një në gjoks.

Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Ndërkohë që ende vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes, dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte pa kamera sigurie dhe në errësirë totale. Policia e Vlorës ka marrë dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku dyshohet se mund të kenë lëvizur ekzekutori/ët.

 

vrasje ne vlore renato hoxhaj

Sondazh

Poll