Sport

Bayern Munich, gjithçka rreth Wirtz. Xavi Simons largohet drejt Premier League

Bavarezët nuk janë të interesuar për holandezin Xavi Simons, ata e kanë mendjen te Florian Wirtz, edhe pse kushton shumë

26 Prill 2025, 15:00 Nga DOSJA
Bayern Munich, gjithçka rreth Wirtz. Xavi Simons largohet drejt Premier

GJERMANI - Në fund të sezonit, një nga emrat e nxehtë në merkato për klubet e mëdha evropiane mund të jetë Xavi Simons, por Bayern Munich vështirë se do të jetë mes tyre.

Megjithatë bavarezët ishin ndër më të prirurit për të mirëpritur yllin holandez në radhët e tyre, aq sa verën e kaluar kishte tashmë bisedime konkrete mes palëve përkatëse.

Megjithatë, duket se ka ndryshuar shumë në krahasim me 10 muaj më parë dhe sot, shkruan Bayern Insider, nuk ka gjasa që bavarezët të bëjnë një lëvizje për Xavi Simons, i cili ndoshta është i destinuar për në Premier League ( Liverpool është ndër më të vëmendshmit).

Në fakt, skuadra e Kompany aktualisht është plotësisht e fokusuar në 'planin A', Florian Wirtz, i cili ndoshta do të kërkojë një shpenzim prej më shumë se 100 milionësh. Ndaj është e vështirë, shkruan portali, që klubi të mund të vendosë në tavolinë 70 milionë eurot që kërkon Leipzig.

Megjithatë, dera mbetet e hapur edhe për shkak se konkurrenca për Wirtz duket më e ashpër se kurrë, me Guardiola që e konsideron atë trashëgimtarin e përsosur të Kevin De Bruyne në Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll