Sport

Lecce ende e tronditur nga humbja tragjike: skuadra nuk dëshiron të udhëtojë për në Bergamo... Tifozët e mbështesin

Përplasje me Ligën pas shtyrjes së ndeshjes me Atalantën, për shkak të vdekjes së fizioterapistit Graziano Fiorita

26 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA
Lecce ende e tronditur nga humbja tragjike: skuadra nuk dëshiron të

ITALI - Më shumë probleme priten për kalendarin e Serisë A. Ende e tronditur nga vdekja e papritur e fizioterapistit Graziano Fiorita, Lecce nuk dëshiron të niset për në Bergamo për të luajtur ndeshjen kundër Atalantës, të shtyrë për të dielën në mbrëmje, pikërisht për shkak të zisë.

Sipas asaj që mësohet, klubi i Salentos po konteston ligën, që ka vendosur ta shtyjë ndeshjen me vetëm 48 orë, pa u konsultuar me skuadrat dhe duke marrë në konsideratë gjendjen psikologjike të Lecces, e cila është prekur fort nga vdekja e 47-vjeçarit .

Një situatë, që Baschirotto dhe shokët e tij, mendojnë seriozisht të mos nisen për në Bergamo, pas seancës së fundit stërvitore të së shtunës në mëngjes, për ndeshjen në stadiumin Gewiss, mes akuzave dhe pasojave të mundshme për sa i përket rezultatit dhe renditjes.

Nëse ndeshja nuk shtyhet më tej dhe Lecce nuk mund të paraqitet në Bergamo të dielën në mbrëmje, klubi i Salentos në mënyrë të pashmangshme do të pësojë një humbje 0-3 si parazgjedhje dhe një zbritje të një pike. 

Në pritje të vendimit zyrtar të skuadrës së Salentos, ndërkohë jashtë stadiumit Via del Mare, tifozët e Lecce Curva janë shprehur tashmë në mënyrë shumë të ashpër, duke vendosur një pankartë. "Të mos dalësh në fushë është e vetmja gjë që duhet bërë”- thuhet në tekstin e firmosur nga ultrasit e Leçes – “Liga Famëkeqe, Lecce të neverit!".

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll