Sport

Zbulime tronditëse të Payet, pas akuzave për dhunë dhe sulm seksual…

Dimitri Payet po përballet me një skandal të madh, pasi është akuzuar për sulm seksual nga një avokate braziliane. Ish-lojtari i Marseille bëri disa zbulime për këtë aferë…

26 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA
Zbulime tronditëse të Payet, pas akuzave për dhunë dhe sulm

BRAZIL - Rasti po bën bujë në Brazil. Dimitri Payet, një ish-lojtar i kombëtares franceze dhe i Olympique Marseille, i cili tani luan për klubin e Rio de Zhaneiros, Vasco de Gama, është akuzuar për sulm seksual nga avokatja braziliane Larissa Ferrari.

Kujtojmë se 28-vjeçarja e akuzon atë për dhunë fizike dhe psikologjike në një kallëzim të bërë më 29 mars dhe të zbuluar më 10 prill nga shtypi.

Fjalët e avokates, e cila kishte siguruar se duke pasur parasysh statusin e saj, ajo nuk i kishte hedhur lehtë akuza të tilla, kishin tronditur thellësisht, pasi foli për abuzim seksual nga ana e lojtarit: “Ai abuzoi me dobësinë time psikologjike për të përfituar avantazhe seksuale”.

Pak ditë më vonë, gruaja detajoi dhunën që kishte pësuar. 38-vjeçari dyshohet se ka përdorur brishtësinë e saj mendore për ta kërcënuar. Ajo përshkruan një djalë të lezetshëm në takimet e para, i cili u bë i dhunshëm më vonë. Dimitri Payet mësohet se ka përmendur “dënimin seksual” të femrave, që është një vërejtje shumë tronditëse. Lojtari bëri disa zbulime shumë shqetësuese për këtë çështje.

Payet mohon gjithçka!...

Mesfushori sulmues mohoi çdo formë dhune gjatë marrjes në pyetje nga policia braziliane, siç zbulohet nga Metropoles, një media në vend. Ai shpjegoi se e takoi të renë në rrjetet sociale dhe se marrëdhënia e tyre shpejt u "bazuan në praktika sadomazokiste", të cilat ai i konsideron të jenë tërësisht "konsensuale".

Pjesa tjetër është goxha e kotë: lojtari zbuloi se avokatja kishte "fantazi fetish" dhe se kishte bërë seks me Larissa Ferrarin disa here, ndërsa ishte i veshur si nuse. Dimitri Payet shpjegoi gjithashtu se e reja i kishte kërkuar që të urinonte mbi të disa herë.

Kur u pyet për shenjat në trupin e avokates, lojtari i shpjegoi ato si shuplaka që i kishte kërkuar, si dhe vendet ku ndodhnin takimet e tyre seksuale: "si karriget". Ai shtoi se Larissa Ferrari “kishte lëkurë shumë të delikate" dhe se "çdo presion, sado i lehtë, linte gjurmë".

Sistemi i drejtësisë braziliane do të shprehet nga afër në lidhje me këtë çështje në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll