Sport

E fundit/ Fanela e parë e Kobe Bryant me The Lakers, shitet për 7 milionë dollarë!…

Ky është çmimi i katërt më i lartë, i paguar për një pjesë të relikeve sportive në ankand.

26 Prill 2025, 14:00 Nga DOSJA
E fundit/ Fanela e parë e Kobe Bryant me The Lakers, shitet për 7

SHBA - Shtatë milionë dollarë (afërsisht 6 milionë e 100 mijë euro). Ky është çmimi me të cilin një fanelë e viteve 1960 u shit në ankand nga Sotheby's.

Numri 8 i Los Angeles Lakers, i veshur nga Kobe Bryant, gjatë sezonit të tij fillestar, pra vitin e tij të parë në NBA, në kampionatin 1996-97. Këtë e raporton BBC.

Ky është çmimi i katërt më i lartë i paguar për një pjesë të relikeve sportive. Shifra më e lartë, kujton gjithmonë BBC, ishte 24 milionë dollarët e paguara për një fanelë loje e kampionit legjendar të bejsbollit Babe Ruth.

Ajo ndiqet nga 10.1 milionë dollarët për një fanelë loje nr. 23 e veshur nga Michael Jordan gjatë play-off-it në sezonin e tij të fundit me Chicago Bulls, ndërsa në vendin e tretë është 8.8 milionë dollarët për fanelën e Argjentinës të Diego Maradonas, e veshur nga kampioni gjatë ndeshjes së Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë, atë ku shënoi golin "Dora e Zotit".

Kjo fanellë i përkiste ish-ndërkombëtarit të Anglisë, Steve Hodges, i cili e ndërroi atë me Maradona pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll