Aktualitet

Vdekja e 59-vjeçarit teksa po punonte në një pallat në Kavajë/ Arrestohet drejtuesja teknike e kompanisë, shpallet në kërkim administratorja dhe inxhinieri i firmës

Mësohet se në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim administratorja e firmës, 53-vjeçaren E.D, për veprën penale 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'. 

26 Prill 2025, 14:10 Nga M.L
Vdekja e 59-vjeçarit teksa po punonte në një pallat në
Policia

KAVAJË- Policia e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë 68-vjeçaren që drejtonte kompaninë teknike të punimeve, ku humbi jetën një 59-vjeçar gjatë çmontimit të skeleve. Mësohet se në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim administratorja e firmës, 53-vjeçaren E.D, për veprën penale 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'. 

Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe 31-vjeçari M.Sh i cili ishte inxhinieri i kompanisë së ndërtimit. 

Njoftimi i policisë:

"Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavaje ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para  u bë shpallja në kërkim për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë"  e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë  administrator i firmës  dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat,  dhe e shtetasit  M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."

kavaje

Sondazh

Poll