Sport

Të dielën, bie perdja e Superiores… Luhet java e fundit, ku jepen verdiktet e sezonit! "Derbi" Dinamo - Tirana zhvendoset...

Java e fundit e Superligës shqiptare të futbollit do të luhet e gjitha ditën e dielën (27 prill), në orën 15:30.

26 Prill 2025, 09:30 Nga DOSJA

Të dielën, bie perdja e Superiores… Luhet java e fundit, ku

TIRANE - Java e fundit e Kampionatit të 86-të të Superiores të futbollit do të luhet e gjitha të dielën (27 prill), në orën 15:30.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për disa prej skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i katërt që do të marrë pjesë në fazën “Final 4”, ekipet që do të bien nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen e “play-out”-it.

Vllaznia pret Laçin në Shkodër, ndërkohë që një nga sfidat më interesante të javës është ajo mes Partizanit dhe AF Elbasanit, që do të luhet në “Arenën e Demave”, ku një prej këtyre skuadrave do të sigurojë vendin në katërshen e parë.

Të tjera takime të rëndësishme do të zhvillohen po ashtu. Dinamo do të përballet me Tiranën, ku bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë të ashtuquajtur “derbi i vogël” i kryeqytetit. Kjo sfidë që ishte parashikuar të luhej në Elbasan, është zhvendosur dhe të luhet në "Arena Egnatia" të Rrogozhinës.

Në Korçë, në ndeshjen Skënderbeu - Bylis, të dyja skuadrat do të luftojnë për tri pikët, ndërsa Teuta pret Egnatian në “Niko Dovana”. Rrogozhinasve iu mjafton barazimi për të vulosur përfundimisht vendin e parë në renditje pas 36 javësh kampionat.

Ja kalendari i ndeshjeve të javës së fundit dhe të 36-të të Superiores shqiptare për edicionin 2024-2025:

E dielë, 27 prill 2025, ora 15:30

Dinamo - Tirana

Partizani - AF Elbasani

Skënderbeu - Bylis

Teuta - Egnatia

Vllaznia - Laçi

Të dielën, bie perdja e Superiores… Luhet java e fundit, ku

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll