Aktualitet

EMRI/ Detaje nga përplasja me sende të forta në një kompleks në Tiranë, dhunuesit e kërkuan 19-vjeçarin derisa e gjetën në një lokal

Sipas informacioneve paraprake, fllimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

25 Prill 2025, 20:34 Nga M.B
EMRI/ Detaje nga përplasja me sende të forta në një kompleks
Foto ilustruese

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me përplasjen me sendet të forta të ndodhur në një kompleks në Farkë të Tiranës. Nga kjo ngjarje raportohet se ka mbetur i lënduar 19-vjeçari i identifikuar si Kristi Fufi.

Sipas informacioneve paraprake, fllimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

Gjithashtu mësohet se sapo kanë mbërritur, ata nuk e kanë gjetur të 19-vjeçarin dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Po ashtu ka dyshume se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë, por nuk ka qëlluar.

tirana

Sondazh

Poll