Aktualitet

U godit nga një tra prej druri teksa po punonte në një pallat, ndërron jetë 62-vjeçari në Kavajë

Policia bën me dije se 62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

25 Prill 2025, 17:25 Nga M.B
U godit nga një tra prej druri teksa po punonte në një pallat,
Foto ilustruese

KAVAJA- Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Kavajë pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar, në zonën e Qerretit. Policia bën me dije se 62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

Si pasojë e rënies së trarit, ka marrë dëmtime edhe një tjetër punëtor, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se janë  shoqëruar në Komisariat personat që kanë qenë prezent në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkakun e ngjarjes kanë nisur.

NJOFTIMI:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.

62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.

Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

kavaja

Sondazh

Poll