Aktualitet

Përplasja me sende të forta në një kompleks në Tiranë/ Policia: Në sherr u përfshinë persona ende të paidentifikuar, u dëmtua një 19-vjeçar

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kompleks teksa janë përfshirë persona ende të paidentifikuar.

25 Prill 2025, 20:26 Nga M.B
Përplasja me sende të forta në një kompleks në
Foto ilustruese

TIRANA- Një përplasje me sende të forta ka ndodhur rreth orës 19:15 në Farkë të Tiranës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kompleks teksa janë përfshirë persona ende të paidentifikuar. Gjithashtu policia bën me dije se nga ky konflik është dëmtuar një 19-vjeçar i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

tirana

Sondazh

Poll