Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas këmbësoren

Sipas informacioneve, një gjerman 56-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren Z.I., 38-vjeçe, banore e fshatit Humelicë.

25 Prill 2025, 17:59 Nga M.B
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas
Foto ilustruese

GJIROKASTRA- Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”. Sipas informacioneve, një gjerman 56-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren Z.I., 38-vjeçe, banore e fshatit Humelicë.

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

aksident

Sondazh

Poll