Aktualitet

Gjendet sasi tritoli jashtë një lokali në Kurbin, policia dhe forcat xheniere në vendngjarje! Biznesi në pronësi të një 52-vjeçari (EMRI)

Lokali është në pronësi të 52-vjeçarit, Ilir Ndoci. 

25 Prill 2025, 12:46 Nga r.ll
Gjendet sasi tritoli jashtë një lokali në Kurbin, policia dhe
foto ilustruese

KURBIN- Një sasi lënde djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse është gjetur paraditen e sotme në ambientet jashtme të një lokali në Kurbin. Lokali është në pronësi të 52-vjeçarit, Ilir Ndoci. 

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

ilir ndoci policia e kurbinit

Sondazh

Poll