Politike

"Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht!" Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama tha se ka përpjekje që “ta fusin në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë.”

25 Prill 2025, 18:17 Nga M.B
"Të zgjedhësh kënetën je çyryk
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Shkodër. Rama u shpreh se të zgjedhësh opozitën, je çyryk politikisht. Ai tha se gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në. Gjithashtu Rama tha se ka përpjekje që “ta fusin në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë.”

"Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë, ne PS hymë në çdo fushë beteje elektorale, 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS, të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve.

Keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë, dhe të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS. Sa herë ia besum kënetës, zhytu më thellë e voto më shumë për kënetën, desh zoti i madh falë jush ka qenë një konspiracion që i keni bërë burrat hajd të provojmë një rrugë tjetër se mos marrim rezultat tjetër, në dy vite kemi ndërtuar sa kemi mundur, në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar Ndoc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll