Politike

Ankesat për shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë, AKEP i kërkon KQZ-së kontratën me kompaninë postare

Kontrata nuk është bërë publike nga KQZ-ja tejsa forcat politike janë ankuar për shkeljen e rregullave nga ana e kompanisë, e cila, sipas tyre, nuk po e dorëzon në çdo rast zarfin zgjedhor, në përputhje me rregullat dhe personalisht në dorën e votuesit.

25 Prill 2025, 15:35 Nga M.B
Ankesat për shpërndarjen e fletëve të votimit në
Foto ilustruese

TIRANA- Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të kontratës me operatorin postar DHL i cili ka marrë për sipër shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë. Kontrata nuk është bërë publike nga KQZ-ja tejsa forcat politike janë ankuar për shkeljen e rregullave nga ana e kompanisë, e cila, sipas tyre, nuk po e dorëzon në çdo rast zarfin zgjedhor, në përputhje me rregullat dhe personalisht në dorën e votuesit.

Në kërkesë, AKEP thotë se ka marrë ankesa ndërsa thekson se është autoritet që mbron interesat e konsumatorëve. Po ashtu AKEP i kërkon KQZ-së: kontratën me DHL dhe evidentimin e problematikat e hasura deri më tani në zbatim të kontratës.

Kërkesa e AKEP:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 46/2015 "Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë", është organi mbikëqyrës i sektorit të shërbimeve postare në RSH dhe ndjek zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore nga çdo subjekt që ofron shërbime postare, përfshirë trajtimin e ankesave të përdoruesve të këtyre shërbimeve në rolin e palës dërguese dhe/ose palë marrëse të objekteve postare.

Nisur nga ankesat e përcjella në AKEP si dhe për shkak të interesit të lartë në lidhje me procesin e shpërndarjes së objekteve postare ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare 2025, që përfshin jo vetëm KQZ por edhe qytetarët shqiptarë në rolin e palës marrëse dhe njëkohësisht të palës dërguese të këtyre objekteve postare ndërkombëtare, në mënyrë që AKEP së ushtrojë kompetencat në mbrojtje të interesave të përdoruesve, kërkojmë nga ana juaj:

Depozitimin e një kopje të kontratës së lidhur ndërmjet KQZ dhe DHL, si dhe

Të na vini në dijeni në lidhje me çdo problematikë të hasor gjatë zbatimit të kontratës për këto objekte postare

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Ankesat për shpërndarjen e fletëve të votimit në

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll