Politike

"Kam mërzit disa burra"/ Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat! PS mbështetet nga 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë

Rama, gjatë fjalimit të tij, tha se duke i kushtuar rëndësi më së shumti takimeve me gra dhe vajza ka bërë që të mërziten disa burra. Rama u shpreh se tani po përpiqen ta fusin në sherr me të gjithë burrt e vendit me gjëra të pavërteta. 

25 Prill 2025, 18:12 Nga M.L
"Kam mërzit disa burra"/ Rama takim me gratë dhe vajzat
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama  zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Shkodrës këtë pasdite në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Rama, gjatë fjalimit të tij, tha se duke i kushtuar rëndësi më së shumti takimeve me gra dhe vajza ka bërë që të mërziten disa burra. Rama u shpreh se tani po përpiqen ta fusin në sherr me të gjithë burrt e vendit me gjëra të pavërteta. 

Kryesocialisti shtoi se Partisa Socialiste hyn në çdo fushë beteje elektorale me një avantazh pasi 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë e mbështesin.

PJESË NGA FJALIMI:

"Mua më vjen keq që duke i kushtuar në këtë rrugëtim drejt 11 majit një rëndësi të veçantë këtij takimi me gra dhe vajza, kam mërzit disa burra. Por e para që është më e rëndësishmja, arsyeja pse besoj se këto takime me gra dhe vajza, me këtë pjesëmarrje masive, që nuk janë thjesht votueset tojë, por pararoja e armatës së fitores së 11 majit, janë shumë të rëndësishme sepse mua jeta politike më ka mësuar sesa të drejtësi kishte Maraget Thetcher kur thoshte ‘do të bësh muhabet, ulu me burra, do të mbarosh punë, ngrihu në këmbë dhe shko bëje me gra’. Nga ana tjetër, pse janë mërzit ata. Përpiqen tani të më fusin në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë. Por nuk është e vërtetë ajo që përpiqen të thonë. E vërtetë është se ne PS hyjmë në çdo fushë beteje elektorale me një avantazh, sepse 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë mbështesin PS," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll