Politike

"Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë"/ Rama: Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike

Rama tha se janë në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorë inteligjentë si edhe shtoi se mirëqenia e mësuesve është domosdoshmëri. 

25 Prill 2025, 16:54 Nga M.L
"Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për rindërtimin e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Rama tha se janë në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorë inteligjentë si edhe shtoi se mirëqenia e mësuesve është domosdoshmëri. 

Rama shtoi se kemi shtuar ndjeshëm vëmëndjen ndaj tyre duke sigurur që edhe hyrja në rradhët e mësuesvë të bëhet në mënyrë meritokratike. Kryeministri u shpreh se paga e tyre në mesatare të shkojë në 1250 euro.

PJESË NGA FJALUMI: 

“Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë. Deri më tani janë rreth 300, do të shkojnë në 900 në total. Dua t’u them se as nuk diskutohet se përtej gjitha mureve që rindërtojmë, hapësirave që krijojmë apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri. Ju siguroj se pavarësisht faktit që kemi rritur në mënyrë të ndjeshme vëmendjen ndaj mësuesve, kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në aspektin e sigurisë së vendit të punës. Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike dhe pavarësisht se i kemi rritur ndjeshëm pagat e mësuesve. Jam i vetëdijshëm që duhet më shumë dhe ambicia jonë është që paga në mesataren e vetë të shkojë në 1250 euro. Besoj se është plotësisht e arritshme me të gjitha mundësitë që na jep rritja e qëndrueshme ekonomike”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll