Politike

"Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat"/ Berisha: Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi

Berisha gjatë konferencës për mediat, tha se dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi.

25 Prill 2025, 13:34 Nga I.A
"Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat. Berisha gjatë konferencës për mediat, tha se dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi.

"A e dëgjove ti? Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi. E kanë me dokumente. Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë. Ku e gjetën tokën këta? Asnjë, gjithçka është tokë e manastirit dhe tokë publike, e marrë me dokumente të falsifikuara. Do shihen gjërat. Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot. Po dosja do dalë se nuk vidhet aty. Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll