Politike

Berisha: Ata që merren me moshën time, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha

Gjatë konferencës për shtyp Berisha, tha se persona të tillë nxjerrin në pah sesa pak kanë ndikuar vitet te Berisha.

25 Prill 2025, 13:44 Nga I.A
Berisha: Ata që merren me moshën time, nxjerrin në pah
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se personat që merren duke krahasuar moshën e Berishës me të Ramës, nxjerrin në pah një kontrast të madh. Gjatë konferencës për shtyp Berisha, tha se persona të tillë nxjerrin në pah sesa pak kanë ndikuar vitet te Berisha.

"Përkundrazi, sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha. Po ka manipulator, njëri paraqiste një ditë, unë merrja mikrofonin për tu treguar ju me tabelë, ata kishin vënë Joe Biden që ecte në drejtim tjetër. Edi Rama ushqehet me to. Ose më e forta, në Korçë përmenda Gjergji Lekën, është një kollos i hard-rrokut, dhe dikush duke treguar injorancën, ndigjoni gafën e tij. Por këto janë pastaj probleme që nuk janë të miat, por të atyre që i ngrenë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll