Politike

Kusari: Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit! Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve

LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin.

25 Prill 2025, 11:45 Nga N.F
Kusari: Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të
Kusari

KOSOVË- Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendi të Kosovës u shpreh se tha se ata nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese janë duke u afruar drejt përfundimit.

Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel.

“Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel. Mund të jetë edhe neser. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi. Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish sot Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.  Edhe në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së. PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën.

mimoza kusari

Sondazh

Poll