Politike

"Ai nuk është shqiptar, nuk i do shqiptarët"/ Vrenozi fton Ramën në një “betejë kokë më kokë”: Nëse nuk fitoj, do vras veten tek Skënderbeu!

Vrenozi gjithashtu u shpreh se Edi Rama nuk është shqiptar dhe nuk i do shqiptarët. 

24 Prill 2025, 22:28 Nga E. D
"Ai nuk është shqiptar, nuk i do shqiptarët"/ Vrenozi
Edi Rama dhe Ilir Vrenozi

TIRANË- Demokrati Ilir Vrenozi, pas gjithë replikave me Kreyministri Edi Rama, së fundmi e ka ftuar në një “betejë kokë më kokë”. Vrenozi në një lidhje me skype në emisionin Breaking në Top News dha një deklaratë të fortë se nëse nuk do të fitonte do të vriste veten tek sheshi “Skënderbej”. Vrenozi gjithashtu u shpreh se Edi Rama nuk është shqiptar dhe nuk i do shqiptarët. 

“Mund të duket habi, por unë kam 90 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Kam pa hapur akoma 650 mesazhe. Është ngritur diaspora në këmbë të më mbrojë mua. Nëse vazhdojnë sulmet ndaj meje, do e mund unë Edi Ramën. Ore do mbetem në histori. Unë e kam thënë që ky i vjedh zgjedhjet dhe nuk duhet të hynin, duhet të krijohej qeveri teknike. Po vazhdoi do fundosë veten. Vrenozi është populli. I them të dalë me mua kokë më kokë, po nuk e munda, vras veten. Do vritem tek Skënderbeu. Nëse ai më mund, do var veten atje.  Edi Rama nuk është shqiptar more, ma beso. Edi Rama nuk i do shqiptarët”, tha Vrenozi.

ilir vrenozi edi rama

Sondazh

Poll