Politike

Krasniqi: Kurti po i mban peng institucionet e Kosovës, duhet të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

25 Prill 2025, 10:56 Nga I.A

Krasniqi: Kurti po i mban peng institucionet e Kosovës, duhet të

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbajtjen peng të institucioneve të Kosovës. Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Sipas Krasniqit, Kurti nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë, dhe kjo është arsyeja pse procesi i formimit të qeverisë është bllokuar, përcjell Telegrafi.

“Është e turpshme kjo që po bëhet. Problemi është që nuk kanë shumicë parlamentare dhe nuk kanë numra për të bërë qeverinë, Albin Kurti është duke e mbajt peng institucionet. Kjo vërtetë është e papranueshme. Kurti duhet me ndrru këtë kandidat. Ai nuk i ka votat …Dështimin e tij personal që s’mundet mu bo kryeministër po dëshiron me lënë si pjesë të kësaj bllokadë të cilën është duke e bërë qëllimshëm. Ose duhet me konstituuar Kuvendi ose të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme”, tha Krasniqi.

albulena haxhiu memli krasniqi

Sondazh

Poll