Politike

Rama takim me bizneset në Velipojë: Kjo zonë meriton zhvillim me standardet më të larta të Evropës, do tërheqim fuqinë e madhe të konsumit

Kreu i qeverisë bëri me dije se projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do fillojë nga ndërtimi.

25 Prill 2025, 11:42 Nga r.ll
Rama takim me bizneset në Velipojë: Kjo zonë meriton zhvillim me
edi rama

VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Velipojë. Rama u shpreh se Velipoja është një nga zonat më të bukra të Evropës dhe si e tillë meriton zhvillim me standardet më të larta europiane. 

Ai tha më te tej se do punohet për të tërhequr fuqinë e madhe të konsumit nga turistët që shpenzojnë shumë. Rama shtoi se po ashtu lind nevoja që punonjësit dhe stafet të paguhen më shumë. Kreu i qeverisë bëri me dije se projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do fillojë nga ndërtimi.

"Shqipëria do të përfaqësohet me një mozaik të jashtëzakonshëm arkitektësh. Janë projekte shumë ambicioze. Do tërheqim fuqinë e madhe të konsumit nga ana e kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë. Ata kanë nevojë për këtë infrastrukturë, të ardhurat rriten. Lind nevoja të paguhen edhe më shumë stafet, lidhen edhe me cilësinë. Ne do të mbështetësim. Kemi bërë si vend, shumë gabime në të shkuarën, kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën. Kemi shumë akoma mundësi për të ndërtuar infrastrukturë hotelerie, mikpritjeje shembullore. Kjo është një nga zonat më të bukura të Evropës, nuk diskutohet. Meriton zhvillim me standardet më të larta të Evropës. Projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati, do fillojë nga ndërtimi.", tha Rama. 

edi rama ne velipoje

Sondazh

Poll