Aktualitet

Sërish operacion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksioni të gjerë në Kaçanik, ku më shumë se pesë persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit.

25 Prill 2025, 09:12 Nga N.F
Sërish operacion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai theksoi se operacioni policor po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Kelani shtoi se pas operacionit do të bëhen publike informacione shtesë.

Ky aksion policor reaportohet se po zhvillohet për vrasjen e policit, Muhamet Lika. Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksioni të gjerë në Kaçanik, ku më shumë se pesë persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit. Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., akuzohen për vrasje të rëndë.

Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, teksa po kthehej në banesën e tij nga puna. Ai u vra pasi u qëllua mbrapa shpinës nga një i mitur, i cili veproi në bashkëkryerje me pesë të dyshuarit e tjerë, rreth mesnatës së 1 prillit pak pasi kishte hyrë në ndërtesën ku jeton.

Që të gjashtë të dyshuarit u arrestuan të hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

muhamet lika kosove

Sondazh

Poll