Aktualitet

Për 4 muaj vodhi shtatë palë syze me vlerë mbi 11 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Doku ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

25 Prill 2025, 09:05 Nga r.ll
Për 4 muaj vodhi shtatë palë syze me vlerë mbi 11 mijë
pamje nga vjedhja

TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kishte vjedhur shtatë palë syze me vlerë mbi 11 mijë euro. Sipas informacioneve policore, Elson (Durim) Doku i ka kryer vjedhjet për një periudhë 4 mujore. 

Doku ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”.

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

elson doku policia e tiranes

Sondazh

Poll