Sport

“Grusht shteti” i Betisit për Champions League, Valladolidi zbret nga LaLiga

Pavarësisht se kanë mbetur edhe pesë ndeshje në kampionat: humbja e madhe (1-5) ndaj Betis ishte fatale për Valladolidin, e cila mbetet 18 pikë prapa Alavesit të fundit.

25 Prill 2025, 07:30 Nga DOSJA

“Grusht shteti” i Betisit për Champions League, Valladolidi

SPANJE - Ndeshjet e ditës së 33-të të La Ligës sjellin verdiktin e parë sezonal. Real Valladolid bie nga kategoria, pavarësisht se kanë mbetur edhe pesë ndeshje në kampionat.

Humbja e madhe (1-5) ndaj Betis në Sevilla është fatale për skuadrën e Rubios, e cila mbetet 18 pikë prapa Alavesit të fundit.

Falë këtij suksesi, andaluzianët kalojnë Villarrealin në vendin e pestë, gjë që do të garantonte kualifikimin në Champions League të sezonit të ardhshëm.

Një kualifikim që e ka siguruar tashmë Atletico e Simeones, e cila ka mposhtur Rayon me një rezultat të pastër 3-0, bardhekuqtë tani janë 14 pikë përpara vendit të gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll