Sport

KUPA E ITALISE / Milan-Bolonja do të jetë finalja e madhe!

Milani e pret Bolognan në finalen e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet më 14 maj në Stadio Olimpico.

24 Prill 2025, 23:31 Nga DOSJA
KUPA E ITALISE / Milan-Bolonja do të jetë finalja e madhe!

ITALI - Bologna ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, aty ku do të përballet me Milanin që eliminoi mbrëmë Interin (23 prill). Bologna arriti të fitonte me rezultatin e përgjithshëm 5-1 ndaj Empolit, ndërkohë që takimi i dytë përfundoi 2-1.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Fabbian kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Moros. Empoli u kundërpërgjigj me anë të Kovalenkos në minutën e 33’, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Vendasit ia dolën të fitojnë edhe këtë takim, duke realizuar golin tjetër për të çuar shifrat në 2-1 me anë të Dallingas, që realizoi në minutën e 86-të. Milani e pret Bolognan në finalen e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet më 14 maj në Stadio Olimpico.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll