Sport

Guardiola rikthehet në Barcelonë, për t’u ribashkuar me bashkëshorten?!

Trajneri i Manchester Cityt, i cili aktualisht ndodhet në Barcelonë për festat e Pashkëve, është parë duke kaluar kohë me Serrën dhe vajzën e tyre më të vogël në shtëpinë e familjes në zonën e Pedralbes, një nga lagjet më prestigjioze të kryeqytetit katalanas.

24 Prill 2025, 23:49 Nga DOSJA
Guardiola rikthehet në Barcelonë, për t’u ribashkuar me

ANGLI - Jeta personale e Pep Guardiolës duket se po merr një kthesë të re, pasi raportet nga Spanja dhe Britania se disa ngjarje të ditëve të fundit kanë lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi me gruan e tij me të cilën kishtekaluar shumë vite dhe u nda pak muaj më pare në mënyrë të beftë, Cristina Serra.

Trajneri i Manchester Cityt, i cili aktualisht ndodhet në Barcelonë për festat e Pashkëve, është parë duke kaluar kohë me Serrën dhe vajzën e tyre më të vogël në shtëpinë e familjes në zonën e Pedralbes, një nga lagjet më prestigjioze të kryeqytetit katalanas.

Ndarja pas rinovimit

Çifti thuhet se u nda nëntorin e kaluar, pas njoftimit për vazhdimin e kontratës së Guardiolës me Cityn deri në vitin 2025. Pavarësisht suksesit të saj profesional, Serra - një stiliste e suksesshme e modës – tregoi që nuk ishte dakord me vendimin e ish-bashkëshortit dhe zgjodhi të qëndronte në Barcelonë, duke vazhduar punën e saj me markën Serra Claret, ndërkohë që, sipas raportimeve, ndarja kishte filluar që në verën e vitit 2023.

Takimi i fundit i tyre i konfirmuar edhe nga El Nacional, me sa duket ka një prapaskenë që lidhet me ribashkimin e çiftit. Guardiola ka kaluar tre netë në shtëpinë e familjes, ndërsa janë fotografuar së bashku edhe në dyqanin e modës Serra në qendër të Barcelonës.

Ajo që ndezi thashethemet për një ribashkim është vëzhgimi se të dy mbanin unazat e martesës, gjë që shumë e interpretojnë si një shenjë të qartë të një afrimi.

Burime pranë çiftit thonë se Guardiola është angazhuar të kthehet më shpesh në Barcelonë për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij, veçanërisht vajzën e tyre të vogël, e cila ende jeton me nënën e saj në Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll