Sport

VIDEO / Çfarë i ka ndodhur, futbollistit të famshëm brazilian, nuk do ta njihni!

Deri pak ditë më parë kishte edhe flokë të gjatë e të trashë, aq karakteristik sa i krijuan atij (së bashku me Cucurella) disa meme që nxirrnin në pah ngjashmërinë e tij me personazhin e Simpsons “Sideshow Bob”.

24 Prill 2025, 23:25 Nga DOSJA
VIDEO / Çfarë i ka ndodhur, futbollistit të famshëm

BRAZIL - David Luiz është 38 vjeç (ka mbushur vetëm disa ditë më parë), ka një karrierë të gjatë dhe plot trofe. Deri pak ditë më parë kishte edhe flokë të gjatë e të trashë, aq karakteristik sa i krijuan atij (së bashku me Cucurella) disa meme që nxirrnin në pah ngjashmërinë e tij me personazhin e Simpsons “Sideshow Bob”.

E gjithë kjo duhet lënë në të kaluarën, duke qenë se mbrojtësi brazilian është bërë viral në orët e fundit për një foto që e tregon atë totalisht si një të panjohur gjatë një ndeshjeje, me kaçurrelat pothuajse të zhdukura dhe një copëz të dukshme në kokë.

Ish-lojtari i Benfica-s, Chelsea-t, PSG-së dhe Arsenal-it, i cili u kthye në Brazil në vitin 2021 për të luajtur për Flamengon dhe tani për Fortaleza, më pas shpjegoi në një video se çfarë po ndodh me flokët e tij, prandaj vendosi t’i presë ato pas dekadash, duke ndryshuar tërësisht pamjen e tij.

Kur David Luiz luajti në Angli, shumë nga fansat e tij mbanin paruke në tribuna për humor. Ato kohë nuk do të kthehen më, pasi ish-fituesi i Champions League dhe Europa League me Chelsean, si dhe Libertadores me Flamengon, zbuluan se ai ka “shumë vite” duke luftuar me rënien e flokëve.

Futbollisti brazilian ka postuar një video me berberin e tij të besuar për të shpjeguar se si po e përballon problemin: “Me kalimin e viteve më kanë rënë pak flokët, kam shumë vite që trajtoj këtë sëmundje. Dikur kam qenë adhurues i modelit me kaçurrela”, ka shpjeguar Luiz në video, ku shfaqet me një kapele.

“Tashmë me kalimin e viteve e kam shumë më të vështirë t’i lë flokët ashtu siç doja, plot kaçurrela, që më pëlqente. Për mua ishte më e lehtë t’i stiloja flokët ashtu”.

Pasi kontrata e tij me Flamengon skadoi dhjetorin e kaluar, David Luiz nënshkroi si agjent i lirë me Fortaleza në fillim të këtij viti, duke u lidhur me klubin Ceará deri më 31 dhjetor 2026, me një opsion për t’u zgjatur edhe për një sezon tjetër. Mbrojtësi ka startuar të pesë ndeshjet e ligës të luajtura deri tani në këtë sezon të Brasileirão nga Fortaleza, e cila është e 14-ta në renditje me pesë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll