Sport

Milani gati të humbasë yllin e ekipit, Leao me valixhe në dorë!

Kontrata e tij me Milanin zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro.

24 Prill 2025, 21:42 Nga DOSJA
Milani gati të humbasë yllin e ekipit, Leao me valixhe në

ITALI - Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao. Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon. Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, “Blutë” po rritin interesin e tyre për Leaon.

Gjigantët londinezë kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm. Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon.

Kontrata e tij me Milanin zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll