Politike

VIDEO/ "Nxënësit shkëputen nga mësimi," kandidati i PD-së në Elbasan: Detyrohen të marrin pjesë në takimin e Ramës!

Bylykbashi më tej e ka cilësuar këtë këtë akt si turpshëm dhe ka ndarë pamje. Në video duken nxënësit me çanta në shpinë teksa ecin grupe-grupe për tu bashkuar në takimin e Ramës.

24 Prill 2025, 14:57 Nga N.F
VIDEO/ "Nxënësit shkëputen nga mësimi," kandidati
Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Kandidati i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar rastin ku nxënësit janë detyruar të dalin nga mësimi me urdhër të autoriteteve lokale për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama.

Bylykbashi më tej e ka cilësuar këtë këtë akt si turpshëm dhe ka ndarë pamje. Në video duken nxënësit me çanta në shpinë teksa ecin grupe-grupe për tu bashkuar në takimin e Ramës. Sipas tij, nuk mund të lejohet që të rinjtë të bëhen viktima të manipulimeve dhe presionit politik, veçanërisht kur janë të detyruar të braktisin shkollën dhe mësimin për të mbushur një takim politik.


Bylykbashi kërkon që SPAK dhe KQZ të ndërhyjnë dhe të marrin masat e duhura për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe për të siguruar që vota e qytetarëve të mbetet e pastër nga ndikimet e paligjshme.

 

 

rama elbasan aurel bylykbashi

Sondazh

Poll