24 Prill 2025, 12:57
Nga r.ll
pamje nga takimi
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Elbasan me përfaqësuesit e biznesit prezantoi “Paqen Fiskale”. Rama tha se kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura.
E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila gjatë fjalës së saj tregoi tre pikat ku bazohet paketa “Paqja Fiskale”, të cilat janë:
-Tatimi i dakordësuar: Bizneset do të mund të lidhen me administratën tatimore për një periudhë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përllogaritet një normë fikse tatimi mbi fitimin, në masën 15%. Fitimi shtesë mbi këtë nivel do të tatohet me 5%, ndërsa subjektet pjesëmarrëse do të përjashtohen nga kontrollet tatimore gjatë kësaj kohe.
-Rishikimi i bilanceve: Sipërmarrjet do të kenë të drejtën të rishikojnë pasqyrat financiare për pesë vitet e fundit. Për çdo diferencë të deklaruar, do të aplikohet një normë tatimore e reduktuar prej 5%, duke garantuar kështu mbylljen e detyrimeve të mëparshme pa penalitete të mëdha.
- Lehtësime për detyrimet e prapambetura: Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve dhe kamatëvonesave për detyrime më të vjetra se 10 vjet. Për borxhet 5-10 vjeç, nëse shuma paguhet menjëherë, falet 50% e detyrimit; për pagesa me këste deri në 12 muaj, falen 25%. Bizneset me detyrime të 5 viteve të fundit do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatëvonesave, nëse shlyejnë shumën bazë.
Sipas saj, "Paqja Fiskale" është krijuar duke pasur parasysh sfidat që ka përballuar sipërmarrja në vitet e fundit, përfshirë krizën pandemike, tërmetin dhe rritjen e çmimeve globale.
“Synimi është të mbyllet një kapitull i vështirë për biznesin dhe të hapet një faqe e re bashkëpunimi, ku transparenca, korrektësia dhe besimi të jenë bazat e marrëdhënies mes shtetit dhe sipërmarrjes,” tha ajo.
delina ibrahimaj takimi me bizneset ne elbasan
Politike
24 Prill 2025, 13:00
I.A
Edi Rama
ELBASAN- Një qytetare e pranishme në takimin e sotshëm të Rames në Elbasan, i ka kërkuar zgjidhje për nj&e...
Politike
24 Prill 2025, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar qytetarëve dhe demokratëve në Himarë që më 11 maj, t&r...
Politike
24 Prill 2025, 12:25
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin me bizneset në Elbasan u shpreh se niveli i administratës tatimore do të çohe...
Politike
24 Prill 2025, 12:21
I.A
Sali Berisha
HIMARË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka garantuar banorët e Lumit të Vlorës, se askush nuk do të mundet t’u marr...
Politike
24 Prill 2025, 12:16
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë dor&eum...
Politike
24 Prill 2025, 12:07
N.F
Takimi
PRISHTINË- I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ndodhet ditën e sotme n...
Politike
24 Prill 2025, 12:05
r.ll
takimi ne elbasan
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve për të prezantuar pa...
Politike
24 Prill 2025, 12:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedmeokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do t'i gëzoj grabitjen e pronave në Gjip...
Politike
24 Prill 2025, 11:59
N.F
Sorensen
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet në një vizitë të...
Politike
24 Prill 2025, 11:56
I.A
Sali Berisha
HIMARË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral ditën e sotme në Himarë ku prez...