Politike

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale, nuk do të jenë të nevojshëm inspektorët në terren

Rama tha se transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohen nga syri i inteligjencës artificiale. 

24 Prill 2025, 12:25 Nga r.ll
Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca
edi rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin me bizneset në Elbasan u shpreh se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel. Rama tha se fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale.

Ai u shpreh se nuk do të ketë më inspektorë në terren nëpër biznese, pasi sipas tij Inteligjenca Artificiale do të kryejë inspektimin. Rama tha se transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohen nga syri i inteligjencës artificiale. 

"Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni ti denonconi, por ti mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon.

Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë.

Pra të gjitha transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohet nga syri i inteligjencës artificiale. Kur shikoni anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.", u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll