24 Prill 2025, 13:39
Nga N.F
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Seanca paraprake për dosjen Partizani në GJKKO është shtyrë edhe ditën e sotme. Shkak i shtyrjes është vërë kërkesa e avokatit për të përjashtuar gjyqtaren, Flojera Davidhi. Seanca e radhës mësohet se u caktua për në datën 5 maj.
Sipas avokatit, Genc Gjokutaj përjashtimi është kërkuar për njëanshmëri të theksuar të vendimmarrjes së gjyqtares. Ai theksoi se sot depozituan në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Avoktati shtoi se sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë dhe as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër i kësaj gjykatë në lidhje me përjashtimin e saj.
"Ne unanimisht. Të gjithë subjektet e kësaj çështje morëm vendimin për të kërkuar përjashtimin e Gjyqtares Florela Davidhi nga kjo çështje për njëanshmëri të theksuar në vendim marrjen e saj. Sigurisht ato janë kërkime të qartë të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor i cili pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë apo paligjshmërisë së kërkimeve tona, mori një vendim të padrejtë. Sot ne e depozituam në formë të shkruar, kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Florela Davidhi dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë e as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar i gatshëm apo një gjyqtare tjetër i kësaj gjykate ne lidhje me përjashtimin e saj," tha Gjokutaj.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Në seancën e të mërkurës, 23 prill GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar. Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.
verisha dosja partizani
Politike
24 Prill 2025, 13:37
I.A
Sali Berisha
BORSH- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar qyetarëve të Borshit që më 11 maj, të ndahen nga kryeministri Edi...
Politike
24 Prill 2025, 13:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ka premuar banorëve të Borshit se infrastruktura atje do të ketë përpar&eu...
Politike
24 Prill 2025, 13:03
N.F
Çela, Celibashi dhe Dumani
TIRANË- Krerët e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së janë ftuar nga...
Politike
24 Prill 2025, 12:57
r.ll
pamje nga takimi
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Elbasan me përfaqësuesit e biznesit prezantoi &ldqu...
Politike
24 Prill 2025, 13:00
I.A
Edi Rama
ELBASAN- Një qytetare e pranishme në takimin e sotshëm të Rames në Elbasan, i ka kërkuar zgjidhje për nj&e...
Politike
24 Prill 2025, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar qytetarëve dhe demokratëve në Himarë që më 11 maj, t&r...
Politike
24 Prill 2025, 12:25
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin me bizneset në Elbasan u shpreh se niveli i administratës tatimore do të çohe...
Politike
24 Prill 2025, 12:21
I.A
Sali Berisha
HIMARË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka garantuar banorët e Lumit të Vlorës, se askush nuk do të mundet t’u marr...
Politike
24 Prill 2025, 12:16
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë dor&eum...
Politike
24 Prill 2025, 12:07
N.F
Takimi
PRISHTINË- I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ndodhet ditën e sotme n...