Politike

Qytetarja i tregon problemin me nxënësit me aftësi ndryshe, Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

Qytetarja i tha Ramës se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, nuk ka rampa, por shkallë, dhe se mësueset i marrin fëmijët në krahë për t’i futur në klasë.

24 Prill 2025, 13:00 Nga I.A
Qytetarja i tregon problemin me nxënësit me aftësi ndryshe, Rama
Edi Rama

ELBASAN- Një qytetare e pranishme në takimin e sotshëm të Rames në Elbasan, i ka kërkuar zgjidhje për një problem që e ka shprehur dhe te kryetari i Bashkisë Gledian Llatja. Qytetarja i tha Ramës se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, nuk ka rampa, por shkallë, dhe se mësueset i marrin fëmijët në krahë për t’i futur në klasë. Në këto momente Rama iu drejtua Llatjas, duke i thënë që të mos flasë për këtë çështje tani sepse është zonja që e paraqiti si problem dhe se ai do duhej ta kishte zgjidhur me kohë.

"Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme," i tha qytetarja Ramës.

"Ç’a më shkel syrin? Ç’a do më thuash? Ti duhej ta kishe bërë që ajo mos ma thoshte, tani ç’a do më thuash ti, ma tha ajo mua. Në shtator të ka thënë që do ta zgjidhë? Në shtator? Se ai u rri punëve mbi kokë, por a i mbaron apo vetëm u rri mbi kokë? Ktheje kokën këtej ktheje, mos e shiko atë, mos i bëj presion me sy. E dëgjove tani që do bëhet në shator apo e dije? E dëgjove tani! Ok, në shtator kjo punë zgjidhet! Shpresoj shumë që të jetë rasti, por në shtator do më njoftoni dhe unë do falënderoj kryetarin që e zgjidhi ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari i bashkisë”, tha Rama.

edi rama gledian llatja

Sondazh

Poll