Aktualitet

Nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Veliaj, biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”

24 Prill 2025, 13:20 Nga N.F
Nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Veliaj, biznesmeni Shkëlqim
Biznesmeni Shkëlqim Fusha

TIRANË- Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur mesditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ndaj Fushës Gjykata e Posaçme ka vendosur masë e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Ai dyshohet se ka marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”. Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.

Fusha është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Fusha Shpk’ dhe kjo kompani është e lidhur ngushtësisht me punët publike gjatë periudhës së drejtimit të bashkisë përgjatë tre mandateve nga Erion Veliaj. Fusha u tentua të bëhej dhe një ligj klienelist për të për t’i falur tokë tek Teatri Kombëtar, ndërtesë u rrafshua pavarësisht kundërshtimit të aktorëve. Veliaj sipas SPAK ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, që do të ndërtohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ e biznesmenit SHkëlqim Fusha. Por ku edhe këtu del në skenë një nga OJF-të e ngritura nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliaj.

E cila nëpërmjet kësaj OJF-je, kryen transaksione të çuditshme bankare, të cilat SPAK thotë se janë përfitime të ardhura nga klientelizmi i bashkëshortit të saj me administratorin e kompanisë ‘Fusha’ SHPK. Nga aktet e administruara pranë Bashkisë Tiranë, rezulton e provuar se ‘Fusha’ Shpk, me aksioner biznesmenin Shkëlqim Fusha ka përfituar leje ndërtimi nga kjo bashki në kohë të ndryshme.  Në një nga këto raste Erion Veliaj ka firmosur leje për një shtëpi në Yrshek që do ta ndërtonte kompania ‘Fusha’ shpk.

Pas marrjes se lejes, kompania ‘Fusha’ shpk, kalon një shumë të konsiderueshme parash në llogarinë e dy avokateve, lidhje të afërta të Ajola Xoxës dhe ata e kalojnë gjysmën e parave në llogarinë e ‘Harabel’. Po sipas SPAK një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për qendrën ‘Harabel’, kryesisht sponsorizime nga subjekte të cilët lidhen në një formë apo me një tjetër me bashkinë e Tiranës, përdoren për pagesat e qirave të Ajola Xoxes.

shkeqim fusha bashkia tirane

Sondazh

Poll