Aktualitet

Roven Zeka u arrestua me urdhër të SPAK, ja kush e merr drejtimin e Policisë Rrugore përkohësisht (EMRI)

Zeka bashkë me shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, sipas SPAK janë përfshirë në korrupsion pasiv.

24 Prill 2025, 11:14 Nga r.ll
Roven Zeka u arrestua me urdhër të SPAK, ja kush e merr drejtimin e
roven zeka

TIRANË- Lorenc Shehu do të marrë përkohësisht drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Tiranë. Komandimi i tij në krye të kësaj detyre vjen pas arrestimit të Roven Zekës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. 

Zeka bashkë me shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, sipas SPAK janë përfshirë në korrupsion pasiv. Sipas organit të akuzës, ata u arrestuan pasi i kanë marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill.

Roven Zeka u vendos në krye të komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë në Dhjetor të 2024, pasi më herët kishte shërbyer në qytetin e Elbasanit. Ai ishte pjesë e trupës që ripërtëriu 48 drejtuesit e komisariateve në vend sipas modelit të emërimit me konkurrim, që u aplikua për herë të parë pas ndryshimeve ligjore dhe pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit.

lorenc shehu roven zeka policia rrugore e tiranes

Sondazh

Poll