Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësorin e moshuar në aksin Lushnjë- Fier, arrestohet një ditë pas ngjarjes 57-vjeçari (EMRAT)

Viktima Hakim Maledhi fillimisht u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

24 Prill 2025, 10:45 Nga N.F
Përplasi për vdekje këmbësorin e moshuar në aksin
Foto ilustruese

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Autori i cili përplasi për vdekje këmbësorin e moshur është vënë në pranga. Drejtuesi i motorit, Aleksandër Hila dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë përplasi 77-vjeçarin.

I moshuari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Viktima Hakim Maledhi fillimisht u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës. Pas ndihmës mjekësore i moshuari nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve të marra. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrapëz. 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Në lidhje me aksidentin rrugor të mbrëmshëm, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi me motomjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. G., 47 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 76 vjeç; R. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

aksidenti ne aksin lushnje-fier hakim maledhi aleksander hila

Sondazh

Poll