Aktualitet

Gara për drejtuesin e RTSH, asnjë nga kandidatët nuk merr 7 vota, Eni Vasili kryeson

Mësohet se në votim nuk ka marrë asnjë nga kandidatët votat e nevojshme për tu zgjedhur drejtues i RTSH-së.

24 Prill 2025, 11:15 Nga I.A
Gara për drejtuesin e RTSH, asnjë nga kandidatët nuk merr 7 vota,
RTSH

TIRANË- Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së është mbajtur ditën e sotme. Mësohet se në votim nuk ka marrë asnjë nga kandidatët votat e nevojshme për tu zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Emrat dhe votat

Eni Vasili 5 Vota
Xhoi Jakaj 2 Vota
Engjëll Musai 2 Vota
Ermal Hoxha 1 Votë
Flamur Buçpapaj 1 Votë

Për këtë duhen të paktën 7 vota ose 3/5 për tu zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm. Ndërkohë që ditën e premte mbahet votimi i dytë, ku do të votohet mes tre kandidatëve më të votuar ditën e sotme. Në raundin e dytë shkojnë Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Endëll Musai. 

Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi më 1 prill të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit rrëzuan të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces. Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues.

eni vasili xhoi jakaj engjëll musai rtsh

Sondazh

Poll