Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti me fqinjin për prona, arrestohet 42-vjeçari në Librazhd

Sipas informacioneve policore, fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

24 Prill 2025, 10:10 Nga r.ll
Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti me fqinjin
foto ilustruese

LIBRAZHD- Një 42-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër gjatë një konflikti me fqinjin e tij për motive pronësie. 

Sipas informacioneve policore, fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Librazhd

Qëlloi me armë gjahu, në ajër, gjatë një konflikti me fqinjin e tij, për motive pronësie, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarjen e mundshme kriminale dhe çon në pranga 42-vjeçarin.

Sekuestrohen arma e gjahut me të cilën qëlloi 42-vjeçari dhe municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Gizavesht, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 42 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë.

Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

librazhd

Sondazh

Poll