Aktualitet

U përplas mbrëmë nga motori në aksin Lushnjë- Fier, ndërron jetë në spital këmbësori 77-vjeçar (EMRI)

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrapëz.

24 Prill 2025, 08:14 Nga N.F
U përplas mbrëmë nga motori në aksin Lushnjë- Fier,
Foto ilustruese

TIRANË- Këmbësori 77-vjeçar i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një motor në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Viktima Hakim Maledhi fillimisht u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Pas ndihmës mjekësore i moshuari nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve të marra. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrapëz. Drejtuesi i motorit, Aleksandër Hila dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë përplasi 77-vjeçarin.

aksident në aksin lushnjë- fier humb jeten kembesori

Sondazh

Poll