Politike

"Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet!" Kryeministri e etiketoi si "Bulldog" LaCivita: Në SHBA është kompliment sepse nuk të hap rrugë kollaj!

 LaCivita foli dhe për etiketimin "bulldog" nga Rama në një postim të fshirë. Ai tha se në SHBA kjo nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj.

23 Prill 2025, 22:13 Nga M.B
"Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet!"
Chris LaCivita

TIRANA- Strategu i fushatës elektorale të PD-së, Chris LaCivita ka thënë sot se nuk ka për të hapur rrugë kollaj dhe ka për të luftuar deri në fund për atë që kryeministri Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një lidhje direkte në emisionin "Çim Peka Live" LaCivita foli dhe për etiketimin "bulldog" nga Rama në një postim të fshirë. Ai tha se në SHBA kjo nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj.

Intervista në studio:

Pyetje: Mediat pranë qeverisë para 1 ore kanë konstatuar se ju e keni braktisur fushatën e PD?

LaCivita: Media socialiste dhe pranë Edi Ramës atë interes kanë që të gënjejnë sepse këtë gjë kanë bërë, kanë gënjyer. Unë jam aty gjithë kohës me stafin tim dhe punoj në mënyrë të përditshme. Edi Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet e Edi Ramës gjatë këtyre 12 viteve qeverisje që nuk ka bërë asgjë për interesat e shqiptarëve.

Pyetje: A ka ndodhur t’ju fyej ndonjë lider ndonjëherë siç ndodh me kryeministrin? Menjëherë pas hapjes së fushatës së opozitës, Edi Rama bëri një postim ku iu etiketoi si ‘bulldog’ dhe pas 3 minutash e fshiu. Jeni fyer ndonjëherë në këtë masë?

LaCivita: Kjo është politikë, por kur në Amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

chris lacivita

Sondazh

Poll