Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për interpretimin e kushtetutshmërisë së komisionit që "filtron" kandidatët për prokurorë e gjyqtarë

Lidhur me këtë vendim ende nuk janë zbardhur argumentet mbi bazën e të cilave Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën.  

23 Prill 2025, 21:39 Nga M.B
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për interpretimin e
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gjykatës Administrative për interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5, të ligjit që formon një të ashtuquajtur “Komision i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të t’u bërë anëtarë të SPAK dhe GJKKO”. Lidhur me këtë vendim ende nuk janë zbardhur argumentet mbi bazën e të cilave Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën.  

Çështja mbërriti në Kushtetuese nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, e cila pranoi kërkesën e gjyqtarit Gerd Hoxha, që ky nen të mbërrinte menjëherë në gjykatën më të lartë në vend. Hoxha, aktualisht nënkryetar i Gjykatës së Tiranës, kishte aplikuar në KLGJ për t’u ngritur në detyrë si gjyqtar i posaçëm, pasi kishte kaluar me sukses 2 shkallët e vettingut.

Por, ky komision, i parashikuar nga ligji për funksionimin e GJKKO dhe SPAK, e ka skualifikuar në garë për shkak se sipas tyre nuk plotësonte kriteret, që lidheshin me pasurinë dhe integritetin. Argumenti i përdorur nga Komisioni për përjashtimin ishte një takim i gjyqtarit Hoxha me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, më 20 qershor 2024 në një aktivitet publik të ambasadës britanike, me qindra të ftuar për ditëlindjen e Mbretit Charles III. Ky takim u konsiderua si kontakt i papërshtatshëm.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll