Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kryepeshkopi Joan Pelushi vizitë në ambasadën e Vatikanit: E kam takuar disa herë, ishte i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit

Kryepeshkopi e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe.

23 Prill 2025, 17:24 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kryepeshkopi Joan Pelushi vizitë
Kryepeshkopi Joan Pelushi

TIRANA- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi zhvilloi sot një vizitë në ambasadën e Vatikanit në Tiranë, ku u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut. Kryepeshkopi e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe. Gjithashtu Kryepeshkopi tha se Papa do të mbahet mend për thjeshtësinë që kishte dhe për përkushtimin e tij ndaj personave që ishin në nevojë. 

"Papa Françesku ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin katolikë, por edhe më gjerë. Ai do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësin e tij dhe për kujdesin që tregoi ndaj njerëzve në nevojë dhe në vështirësi duke u bërë zëri i atyre që nuk kishin zë. Në do të na mungojë ky zë në botën e sotme, por ne ngushëllohemi sepse tek perëndia nuk ka të vdekur, zoti është i të gjallëve dhe lutemi që kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.

Ne do të jemi edhe në ceremoninë e varrimit. Unë e kam takuar disa herë. Karakteristika e tij kjo ishte thjeshtësia dhe përpjekja për të ndihmuar njerëzit në nevojë për të kujtuar edhe mision e kishës, e cila duhet që të përpiqet që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ky ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i tij në botën e sotme", tha Kryepeshkopi.

papa françesku

Sondazh

Poll