Aktualitet

Shkrumbohet makina në Durrës, shkakton dëme të mëdha materiale

Bëhet me dije se automjeti ishte i parkuar pranë stacionit të trenit në lagjen numër 4.

23 Prill 2025, 21:09 Nga M.L
Shkrumbohet makina në Durrës, shkakton dëme të mëdha
Foto ilustruese

DURRËS- Një automjet është përfshirë nga flakët para disa çastesh në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se automjeti ishte i parkuar pranë stacionit të trenit në lagjen numër 4.

Mëohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga kjo ngjarje por automjeti është shkrumbuar totalisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për të shmangur përhapjen e flakëve, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë dy mjete zjarrfikëse duke bërë të mundur vënien në kontroll të situatës. 

Ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

durres

Sondazh

Poll