Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Krerët e komuniteteve fetare shqiptare do të marrin pjesë në ceremoninë mortore

Sipas informacioneve të deri tanishme, ata që do marrin pjesë në këtë ceremoni janë Arqipeshkvi i Kishës Katolike Arjan Doda, Kryepeshkop Joan dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Dedë Edmond Brahimaj.

23 Prill 2025, 20:09 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Krerët e komuniteteve fetare
Foto ilustruese

TIRANA- Përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të nderuar figurën e Papës dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që pritet të bashkojë liderët më të rëndësishëm botërorë ditën e shtunë.

Sipas informacioneve të deri tanishme, ata që do marrin pjesë në këtë ceremoni janë Arqipeshkvi i Kishës Katolike Arjan Doda, Kryepeshkop Joan dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Dedë Edmond Brahimaj.

Ndër liderët botërorë, do të marrin pjesë në funeral, presidenti i SHBA, Donald Trump ishte ndër liderët e parë që konfirmoi praninë e tij.

Gjithashtu në ceremoni do të marrë pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Konfirmimin e prezencës e ka njoftuar edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në të njëjtën kohë, ka shumë të ngjarë që Princi William të marrë pjesë gjithashtu për të përfaqësuar familjen mbretërore.

papa françesku

Sondazh

Poll