Aktualitet

EMËR+FOTO/ U kap duke punuar në fermë kanabisi me vlerë 4 milion euro, shqiptari dënohet me 45 muaj burg

Bëhet e ditur se Antonjo Selami, ishte pjesë e një grupi që kujdesej për mbi 6,000 bimë kanabisi në një ndërtesë të braktisur në Greenock, me vlerë të mundshme në treg deri në 3.6 milionë£.

23 Prill 2025, 20:20 Nga E. D
EMËR+FOTO/ U kap duke punuar në fermë kanabisi me vlerë 4
Antonjo Selami

SKOCI- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 45 muaj burg për një nga fermat më të mëdha të kanabisit të zbuluara ndonjëherë në Skoci. Bëhet e ditur se Antonjo Selami, ishte pjesë e një grupi që kujdesej për mbi 6,000 bimë kanabisi në një ndërtesë të braktisur në Greenock, me vlerë të mundshme në treg deri në 3.6 milionë£.

Gjithashtu gjatë operacionit, policia gjeti pajisje të shumta të sofistikuara për kultivimin e drogës, si drita speciale, ventilatorë, depo uji dhe plehra, si dhe një hapësirë banimi për personat që qëndronin aty. Po ashtu Selami, që do të deportohet pas përfundimit të dënimit, u dënua njësoj si dy shqiptarë të tjerë të përfshirë, Glendian Daci 26 vjeç dhe Aurel Xhoka 33 vjeç, të cilët u dënuan në dhjetor.

Gjykata vlerësoi se Selami ishte një punonjës në fermën e kanabisit dhe jo organizator, por theksoi se ai ishte i vetëdijshëm për përmasat e aktivitetit kriminal. Ai pranoi fajësinë dhe për këtë arsye iu ul dënimi nga pesë vjet në 45 muaj. Policia e Skocisë tha se ky operacion ka ndikim të madh në ndërprerjen e furnizimit me drogë në vend dhe paralajmëroi se do të vijojnë të luftojnë krimin e organizuar.

antonjo selami

Sondazh

Poll