Aktualitet

Ndalimi i gjuetisë së krapit për 4 muaj/ Peshkatarët e Pogradecit peticion Ministrisë së Bujqësisë: Nuk po peshkojmë dot as për koran

Bëhet me dije se në mbështetje të tyre doli dhe kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli. 

23 Prill 2025, 16:10 Nga M.B
Ndalimi i gjuetisë së krapit për 4 muaj/ Peshkatarët e
Foto ilustruese

POGRADEC- Peshkatarët e Pogradecit përmes një peticioni i kërkojnë Ministrisë së Bujqësisë të ndryshojë urdhrin që ndalon peshkimin në liqenin e Ohrit për një periudhë 4 mujore. Ata shprehen se gjatë kësaj periudhe duhet të dalin liqen për koran, gjuetia e të cilit është e lejuar. Peshkatarët zhvilluan takim me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli ku u dakortësuan për t’i dërguar peticion Ministrisë së Bujqësisë.

Në urdhërin e ministres Anila Denaj, publikuar nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, thuhet se çdo peshkatar që kapet në liqenin e Ohrit nga 20 prilli deri më 20 gusht 2025 do të ndiqet penalisht, do të gjobitet si dhe do t’i sekuestrohet mjeti i lundrimit.

“Ne kërkojmë që të lejohet peshkimi me rrjetë i peshkut koran, deri në largësitë nga bregu 1500 metra sepse nuk cenohen specietet e tjera. Gjatë këtij sezoni ashtu si edhe vitet e tjera duhet të vazhdojë peshkimi i koranin. Ne nuk kemi dëmtuar asnjehere speciet e tjera kur leshojnë vezët. Edhe nëse bien aksidentalisht në rrjeta, ne i hedhim sërish në liqen. Nuk mund të bllokohet peshkimi se ne me këtë punë mbajmë familjet. Vendimi i ministrisë është i padrejtë, duhet ndryshuar”, thanë peshkatarët.

pogradec

Sondazh

Poll