Aktualitet

Dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, gjenden disa granata dore pranë Tiranës

Sipas informacioneve, granatat janë gjendur në një tokë në pronësi të një personi me iniciale B.H.

23 Prill 2025, 15:37 Nga M.B
Dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, gjenden
Foto ilustruese

TIRANA- Disa granata dore janë gjetur në një fshat të Tiranës ditën e sotme. Sipas informacioneve, granatat janë gjendur në një tokë në pronësi të një personi me iniciale B.H.

Ndërkohë granatat janë gjetur në fshatin Priskë, dhe dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu bëhet me dije se u njoftuan Forcat Xheniere, për kryerjen e veprimeve.

tirana

Sondazh

Poll